Sanchez pritet të rikthehet në La Liga

  • A.P /
  • 26 May 2022 - 19:11
Sanchez pritet të rikthehet në La Liga

Alexis Sanchez pritet që të rikthehet sërish në La Liga.

Sipas “Tuttomercatoweb”, sulmuesi nga Kili pritet që të nënshkruajë me Sevillan

Mediumi italian bëri të ditur gjithashtu se klubi spanjoll ka monitoruar tash e një kohë situatën e Sanchezit te Interi.

33-vjeçari me klubin italian ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë çmimi i transferimit të tij.

(Kosova Sot Online)