Drita – Llapi, mbyllet baras pjesa e parë në finalen e Kupës

  • A.P /
  • 26 May 2022 - 20:59
Drita – Llapi, mbyllet baras pjesa e parë në finalen e Kupës

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në futboll.

45 minutat e parë në përballjen mes Dritës dhe Llapit janë mbyllur baras

Ndeshja finale po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:1.

Llapjanët kaluan të parët në epërsi pas një goli të bukur të shënuar nga Francesco Rivera në minutën e gjashtë.

27-vjeçari nga Meksika shënoi nga gjuajtja e lirë.

Gjilanasit barazuan pas gjysmë ore, kur Hamdi Namani shënoi me kokë në minutën e 36-të.

Namani shënoi pas një harkimi të bukur nga Muharrem Jashari. 

(Kosova Sot Online)