
Tchouameni – Real Madrid, zyrtarizimi çështje orësh

Kalimi i Aurelien Tchouamenit te Real Madridi duket se tani është vetëm çështje orësh.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se lojtari ka arritur marrëveshje verbale me klubin spanjoll në javën e kaluar
Sipas gazetarit italian, Real Madridi sot ka përmirësuar ofertën për 80 milionë euro plus bonuset.
Kurse, sipas “Goal”, Tchouameni gjatë orëve në vazhdim do të nënshkruajë kontratë me kampionët e Spanjës.
Gjithashtu thuhet se tashmë është afër edhe marrëveshja mes Monacos dhe Real Madridit.
22-vjeçari ishte i kërkuar edhe nga Liverpooli e Paris Saint-Germaini, por në fund ai ka zgjedhur 14 herë kampionët e Evropës.
(Kosova Sot Online)