Zbulohet data kur Pogba do ta tregojë emrin e klubit të ri
Paul Pogba u nda sot përfundimisht me Manchester Unitedin.
Futbollisti francez i dha fund eksperiencës me “Djajtë e Kuq”, ndërsa kontrata do t’i skadojë në fund të këtij muaji.
Por, kampioni i botës me Francën pritet ta zyrtarizojë më herët emrin e ekipit të ri.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Pogba do ta zbulojë emrin e ekipit më 17 qershor, kur edhe do ta lansojë dokumentarin “Pogmentary”
Pogba pritet të rikthehet në Juventus, ku kishte luajtur me sukses në të kaluarën.
Mesfushori kreativ pritet ta nënshkruajë një kontratë trevjeçare, me mundësi vazhdimi për një tjetër, ndërsa rroga e tij vjetore pritet të jetë 7,5 milionë euro plus bonuset.
Pogban e kërkonin edhe Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi, por në fund duket se ka vendosur të rikthehet në Torino, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës.
(Kosova Sot Online)
