Ukraina fiton dhe gjendet një hap larg Botërorit

  • A.P /
  • 01 June 2022 - 22:55
Ukraina fiton dhe gjendet një hap larg Botërorit

Pak gëzim në fytyrat e ukrainasve. Ekipi i tyre kombëtar i futbollit e ka fituar ndeshjen gjysmëfinale të play-offit ndaj Skocisë me rezultat 1:3.

Tani ata janë një ndeshje larg kualifikimit në Botëror, në vitin më të keq për ta.

Lufta i shkatërroi totalisht, por Ukraina gjeti forcë, luajti dhe fitoi në ndeshjen shumë të rëndësishme

Yarmolenko, Yaremchuk dhe Dovbyk ishin realizatorët për Ukrainën, kurse McGregor për Skocinë.

Tani, në finale për një vend në botëror, Ukraina do të përballet me Uellsin.

(Kosova Sot Online)