Dybala mund të përfundojë në Premierligë
Paulo Dybala u nda së fundmi përfundimisht me Juventusin, me të cilin nuk e gjeti gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës.
Dhe, për sulmuesin argjentinas u tha se mund të transferohet në Inter pasi “Nerazzurri” janë klubi i vetëm në Itali që e do me ngulm atë.
Mirëpo, ish-futbollisti i Palermos ka thënë se e pëlqen shumë edhe Premierligën, edhe pse do të ishte i lumtur nëse do të vazhdonte të luajë në Itali
Interesim për përfaqësuesin argjentinas thuhet se ka shfaqur Arsenali, i cili synon ta zëvendësojë atë me francezin në largim, Alexandre Lacazette.
Sulmuesi i rrezikshëm i ka realizuar 115 gola në 293 paraqitje me Juventusin, ndërsa këtë muaj i skadon kontrata me “Zonjën e Vjetër”.
28 vjeçari shënoi mbrëmë në fitoren e Argjentinës ndaj Italisë në “Finalissima”, ku u takuan kampioni jug-amerikan ndaj atij evropian
(Kosova Sot Online)
