Qipro 0:0 Kosova, mbyllet pjesa e parë

  • A.P /
  • 02 June 2022 - 18:53
Qipro 0:0 Kosova, mbyllet pjesa e parë

Kombëtarja e Kosovës do ta nisë sot rrugëtimin e saj drejt synimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të vitit 2024.

“Dardanët” do të përballen me Qipron sonte me fillim nga ora 18:00 në udhëtim.

Qipro 0:0 Kosova

Mbyllet pjesa e parë

45′ Super depërtim i Edon Zhegrovës, por goditja e tij ndalet nga portieri i Qipros.

41′ Super mundësi për Qipron, por topi përfundon jashtë.

34′ Moskomunikim mes Aro Muric dhe Lirim Kastratit, Qipro fiton goditje këndi.

28′ Top i mirë i Rashicës te Valon Berisha, por ky i fundit nuk e pranon si duhet.

27′ Rashica depërton bukur nga e majta, por dorëzohet në fund.

25′ Valon Berisha gjuan nga distanca, por nuk e arrin cakun.

22′ Blendi Idrizi gabon në pasim, gjuajtja e qipriotëve përfundon jashtë porte. Goditje këndi për vendasit.

15′ Kanë kaluar 15 minuta lojë, Kosova po e administron ndeshjen deri tash.

11′ Zhegrova me pasim të mirë, Rashica nuk ia pason si duhet topin Muriqit.

8′ Goditje nga Sotiriou, por përfundon mbi portë.

4′ Disa depërtime nga e djathta për Zhegrovën, por pa rrezik për portën qipriote.

1′ Starton ndeshja.

(Kosova Sot Online)