FC Ferizaj konfirmon largimin e katër futbollistëve
FC Ferizaj ka konfirmuar largimin e katër futbollistëve.
Nga Ferizaj janë larguar Dardan Çerkini, Egzon Shabani, Drilon Sadiku dhe Albion Kurtaj
Klubi ferizajas bëri të ditur se me lojtarët në fjalë nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin.
Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:
“Lojtaret e skuadrës tonë Dardan Çerkini, Egzon Shabani, Drilon Sadiku dhe Albion Kurtaj nuk do i mbrojnë në vazhdim ngjyrat e klubit FC Ferizaj.
Klubi me lojtarët e apostrofuar nuk gjeti gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin.
Klubi i falenderon për kontributin e dhënë, duke ju dëshiruar shëndet e suksese në karrierë.
Ju priftë e mbara dhe suksese !”.
(Kosova Sot Online)
