Mbappe kalon Vinicus
Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES) ka publikuar listën e fundit të futbollistëve më të shtrenjtë në botë.
CIES përdor parametra të tillë si mosha e lojtarit, performanca, avancimi në karrierë dhe kohëzgjatja e kontratës për të përcaktuar vlerën aktuale.
Në krye të listës është sulmuesi i PSG-së dhe Francës, Kylian Mbappe, i cili së fundmi refuzoi Realin dhe nënshkroi një kontratë të re trevjeçare me Parisin. Si rezultat, çmimi i tij u rrit në 205.6 milionë euro dhe ai u rikthye në fron, duke zbritur një vend më poshtë brazilianin Vinicius Junior.
Sulmuesi i Real Madridit tashmë është në vendin e dytë me 185.3 milionë euro, ndërsa lojtari i ri i Manchester Cityt, norvegjezi Erling Haaland, mban vendin e tretë me 152.6 milionë euro.
Pesëshja e parë në listë u përmbyll nga lojtari i Barcelonës, Pedri (135.1) dhe mesfushori anglez që luan për Borussia Dortmundin Jude Bellingham (133.7).
Mbrojtësi më i shtrenjtë është Ruben Dias i Cityt (109.6), ndërsa portieri i PSG-së Gianluigi Donnarumma është portieri më i shtrenjtë (73.7).
(Kosova Sot Online)
