Edhe një tjetër klub anglez shpreh interesim për Bukayo Sakan
Manchester City raportohet se ka rritur interesimin për Bukayo Sakan.
Talenti i ri anglez në sezonin e fundit ishte golashënuesi më i mirë te Arsenali – me 12 gola,
Saka ka kontratë të vlefshme me “Topçinjtë” deri në verën e vitit 2024 dhe klubi pritet të fillojë bisedimet për një kontratë të re me reprezentuesin e Anglisë.
Megjithatë, ekziston frika se 20-vjeçari mund të vendosë t’i japë fund qëndrimit të tij në “Emirates Stadium”, pasi klubi po dështon të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Saka supozohet se mund të kërkojë që një klauzolë lirimi të futet në çdo kontratë të re që ai nënshkruan me Arsenalin.
Dhe, sipas “Daily Mail”, Manchester City është duke e monitoruar situatën e tij.
Kampioni anglez thuhet se nuk pritet që të tentojë transferimin e tij me çdo kusht në afatin kalimtar të verës së këtij viti. Por, te “Qytetarët” thuhet se ekziston optimizmi për të nënshkruar me Sakan në vitin e ardhshëm.
Liverpooli besohet se është klubi tjetër i interesuar për shërbimet e Bukayo Sakas.
(Kosova Sot Online)
