Kosova u rikthehet stërvitjeve para ndeshjes me Irlandën e Veriut

  • A.P /
  • 07 June 2022 - 17:54
Kosova u rikthehet stërvitjeve para ndeshjes me Irlandën e Veriut

Kombëtarja e Kosovës iu ka rikthyer sot stërvitjeve në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të ndeshjes së radhës në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se në stërvitjen e sotme ekipi ka punuar me intensitet jo aq të lartë

Përzgjedhësi, Alain Giresse thuhet se ka punuar edhe në aspektin mental, në mënyrë që futbollistët të përqendrohen plotësisht te sfida e radhës dhe ta lënë prapa shpinës zhgënjimin e humbjes së pësuar ndaj Greqisë.

Kosova nesër e zhvillon stërvitjen e fundit para duelit të radhës, në orën 17:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa paraprakisht në orën 17:00 do të mbahet konferenca për media.

Ndryshe, “Dardanët” me Irlandën e Veriut do të përballen më 9 qershor. 

(Kosova Sot Online)