
Pogba kryen testet mjekësore me Juventusin

Zyrtarizimi i Paul Pogbas te Juventusi duket se është vetëm çështje kohe.
Mesfushori francez do të rikthehet te skuadra nga Torino pas gjashtë vjetëve të kaluara te Manchester Unitedi
“Corriero dello Sport” ka raportuar se Pogba ka kryer tashmë pjesën e parë të testeve mjekësore me Juventusin.
Sipas mediumit italian, 29-vjeçari këto teste mjekësore i ka kryer gjatë pushimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Juventusi me Paul Pogban do të nënshkruajë si lojtar të lirë.
(Kosova Sot Online)