Klubi i njohur gjerman i bashkohet garës për transferimin e Ibrahim Dresevicit

  • A.P /
  • 07 June 2022 - 21:19
Klubi i njohur gjerman i bashkohet garës për transferimin e Ibrahim Dresevicit

Augsburg raportohet se ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës, Ibrahim Dresevic.

25-vjeçari me klubin e radhës mund të nënshkruajë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Heerenveenin skadon zyrtarisht më 30 qershor

“Tuttomercatoweb” ka raportuar se Augsburgu i është bashkuar garës për të siguruar shërbimet e Dresevicit.

Klubi gjerman thuhet se e sheh mbrojtësin kosovar si përforcim ideal për sezonin e ardhshëm në Bundesligë.

Për futbollistin e Kosovës interesim ka shprehur edhe Sampdoria.

Kalimi në Italia ose Gjemani për Ibrahim Dresevicin do të ishte aventurë e re. Para kalim te Heerenveeni në vitin 2019, ai ka luajtur te Elfsborgu në Suedi. 

(Kosova Sot Online)