De Bruyne bëhet horë nga “freestyleri” i njohur

  • G.g /
  • 08 June 2022 - 14:32
De Bruyne bëhet horë nga “freestyleri” i njohur

Kevin de Bruyne është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë momentalisht.

Mirëpo, ylli belg është bërë horë nga nja “freestyler””.

Në fakt, futbollisti i Manchester Cityt e mori topin dhe e humbi shpejt nga Martijn Debbaut, një “freestyler” i njohur botëror.

Dhe, më pas De Bruyne mbeti i befasuar me lëvizjet dhe “stilat” e kundërshtarit, të cilit nuk mund as t’ia prekte topin, e lëre më t’ia merrte atë.

Më pas, 30 vjeçari e përshëndeti dhe e përgëzoi “freestylerin, i cili njëherësh është edhe lojtar i Panna, i cili në fund ia futi edhe topin nën këmbë futbollistit belg. 

(Kosova Sot Online)