Liverpooli e refuzoi ofertën e radhës së Bayernit për Manen

  • A.P /
  • 08 June 2022 - 15:31
Liverpooli e refuzoi ofertën e radhës së Bayernit për Manen

Liverpooli e ka refuzuar edhe ofertën e radhës së Bayern Munichut për Sadio Manen.

Gjiganti bavarez ia ka ofruar 35 milionë euro klubit anglez në tentimin e dytë për ta bërë të vetin sulmuesin senegalez.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Mirror”

Fillimisht, kampioni gjerman i kishte ofruar 25 milionë euro për sulmuesin në largim, por “Reds” ishin kategorik me përgjigje negative.

Dhe, tash Të Kuqtë e refuzuan edhe ofertën 35 milionëshe, që nënkupton se ata synojnë të fitojnë shumë më tepër para nga shitja e sulmuesit të tyre.

Mane e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Anfield Road” pasi ka nevojë për një eksperiencë të re.

Krahas Bayernit, interesim për të ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini. 

(Kosova Sot Online)