Kjo është oferta e përmirësuar e Bayernit për transferimin e Manes
Sadio Mane do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar dhe nuk do të vazhdojë më me Liverpoolin.
Ylli senegalez e konfirmoi edhe vet këtë, ndërsa gjiganti gjerman, Bayern Munich është në “pole position” për ta transferuar atë
Bayern Munich po planifikon t’i ofrojë Liverpoolit 35 milionë euro të garantuara, plus 5 milionë tjera bonuse për Sadio Manen, pasi dy ofertat e para u refuzuan nga ekipi anglez.
Te ekipi i Bundesligës ka shumë optimizëm që një marrëveshje do të arrihet.
(Kosova Sot Online)
