De Jong vlen 100 milionë euro
Louis van Gaal thotë se Frenkie de Jong ven më shumë se 100 milionë euro.
Mesfushori holandez është bërë objektiv i Manchester Unitedit, mbi të gjitha pas arritjes së trajnerit Erik ten Hag, i cili synon të ribashkohet me futbollistin, me të cilin kishte punuar edhe në Ajax.
25 vjeçari ka ende kontratë me Barcelonën, por gjiganti katalunas po planifikon ta shesë përfaqësuesin holandez pasi nuk i ka punët aspak mirë me financa.
Dhe, ish-trajneri i Man Utd e ka këshilluar ish-klubin e tij që të mos hezitojë dhe ta blejë kartonin e mesfushorit kreativ.
Sipas tij, De Jong është një investim i qëlluar dhe një përforcim i madh për cilindo klub që e blen atë.
Mbetet të shihet gjatë verës nëse 25 vjeçari do të përfundojë në “Old Trafford” apo jo.
(Kosova Sot Online)
