Gjiganti anglez nis bisedimet me Marco Asension

  • A.P /
  • 10 June 2022 - 17:06
Gjiganti anglez nis bisedimet me Marco Asension

Marco Asensio mund që karrierën e tij ta vazhdojë në Premierligë.

26-vjeçari do të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës, pasi që nuk është më në planet e klubit spanjoll.

Gazetari nga “Sky Sport”, Angelo Mangiante, ka bërë të ditur se Manchester United ka nisur bisedimet me Asension.

Detaje tjera ende nuk janë bërë të ditura, teksa kontrata e reprezentuesit spanjoll me Real Madridin skadon zyrtarisht më 30 qershor 2023.

Ish-anëtari i Mallorcas në tregun e transferimeve vlerësohet me 40 milionë euro, por ky çmim mund të ulët duke marrë parasysh situatën e lojtarit te “Los Blancos”.

Në anën tjetër, “Djajtë e Kuq” me trajnerin e ri, Erik ten Hag, synojnë që të përforcohen sa më shumë për sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)