Pas tre vjetësh, Arnold Gjergjaj rikthehet sonte në ring

  • A.P /
  • 10 June 2022 - 20:03
Pas tre vjetësh, Arnold Gjergjaj rikthehet sonte në ring

Boksieri i njohur, Arnold Gjergjaj, sonte do të rikthehet në ring pas tri vjetëve prej meçit të fundit.

37-vjeçari do të përballet me kroatin, Tomislav Sentic. Meçi do të zhvillohet në Zvicër

Boksieri gjakovar më 25 maj të vitit 2019 e zhvilloi meçin e fundit në boks, kur u mposht nga Elvis Moyo i Afrikës së Jugut.

Arnold Gjergjaj meçin më të madh në karrierën e tij e kishte zhvilluar ndaj boksierit të njohur, David Haye, më 21 maj të vitit 2016.

Reprezentuesi zviceran ishte mposhtur nga britaniku. Për Gjergjajn atëbotë ishte humbja e tij e parë në karrierën profesionale.

Arnold Gjergjaj në vitin 2014 kishte shkruar historinë, duke u bërë boksieri i parë me shtetësi zvicerane që e fiton titullin evropian EBU-EE në kategorinë e peshave të rënda


(Kosova Sot Online)