Kur topi ndalet në harkun e koshit!

  • A.P /
  • 12 June 2022 - 10:32
Kur topi ndalet në harkun e koshit!

Ngjarjet e pazakonta janë të përditshme në botën e sportit.

Por, kjo për të cilën po flasim tash është vërtetë e rrallë.

Në ndeshjen e organizuar nga FIBA, ku përballen tre kundër tre, rezultati i ndeshjes Republika Çeke – Rumania doli në plan të dytë pas asaj që e panë të gjith

Në fakt, lojtarja me numër 23 gjuan nga prapa, dhe topi befasisht pasi disa “kalimeve” nëpër kosh, mbeti në hark dhe u ndal aty, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU

Të gjithë mbetën gojëhapur me atë që e panë, ndërsa më pas e larguan topin dhe loja vazhdoi.

Por, ky rast pa dyshim se do të mbetet si njëri prej momenteve më të pazakonta në basketboll dhe nuk do të harrohet lehtë. 

(Kosova Sot Online)