Verstappen triumfon në garën e Azerbajxhanit
Max Verstappen e ka fituar garën për shpërblimin e madh të Azerbajxhanit në Formula 1.
Ngasësi i Red Bullit e la prapa shokun e tij të skuadrës, Sergio Perez në garën Azerbaijan Grand Prix, e cila u mbajt sot në Baku
Holandezi e kaloi shokun e skuadrës në xhiron e 15-të dhe fitorja e Red Bullit u bë më e lehtë kur ngasësi i Ferrarit, Charles Leclerc u detyrua ta linte garën para kohe.
Në podium përfundoi edhe ngasësi i Mercedesit, George Russell, kurse shoku i tij i skuadrës, shtatë herë kampioni botëror, Lewis Hamilton u desh të kënaqej me vendin e katërt.
Në Top 10 përfunduan edhe Pierre Gasly nga Scuderia, ish-kampioni botëror, Sebastian Vettel nga Aston Martin, ish-kampioni tjetër botëror, Fernando Alonso nga BWT Alpine, Daniel Ricciardo nga McLaren dhe Landro Norris, po ashtu nga McLaren.
Ndërkohë, Ferrari e pati një ditë dizasër pasi Charles Leclerc e Carlos Sainz e mbyllën garën para kohe.
(Kosova Sot Online)
