Interi e ka gati kontratën për Dybalan

  • A.P /
  • 12 June 2022 - 16:22
Interi e ka gati kontratën për Dybalan

Paulo Dybala nuk ka vendosur ende për klubin e tij të ri pasi u largua nga Juventusi si lojtar i lirë, si rezultat i skadimit të kontratës.

Sulmuesi argjentinas lidhet me një transferim të mundshëm në Inter.

Madje, portali “Goal.com” raporton se “Nerazzurri” e kanë përgatitur një kontratë trevjeçare për ish-futbollistin e Palermos

Përfaqësuesi argjentinas lidhet edhe me një transferim të mundshëm në Angli ose në Francë.

Por, më së shumti ka gjasa që ai t’i bashkohet nënkampionit italian, i cili do tia ofrojë kushtet e dëshiruara.

Dybala është ambientuar në Itali, ku luan qe një kohë të gjatë dhe nuk dëshiron të eksperimentojë për të kaluar në një ligë tjetër.

(Kosova Sot Online)