Klubet e mëdha angleze pas Ferland Mendyt
Manchester United dhe Chelsea kanë shprehur interesim për Ferland Mendyn.
Të dy klubet angleze thuhet se janë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë dhe se francezi është shfaqur si objektiv i të dy klubeve
Sipas “Fichajes”, Mendy është duke menduar rreth të ardhmes së tij në “Santiago Bernabeu” dhe se mund të fillojë një sfidë të re në Angli.
27-vjeçari me Real Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
Bazuar në “Transfermarkt”, Ferland Mendy vlerësohet me 40 milionë euro në tregun e transferimeve.
(Kosova Sot Online)
