'Dardanët' arrijnë në Volos të Greqisë

  • A.P /
  • 12 June 2022 - 17:00
'Dardanët' arrijnë në Volos të Greqisë

Një pjesë e tifogrupit “Dardanët” tashmë kanë zbarkuar në Volos, atje ku do të zhvillohet ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës.

Faqja zyrtare e tifogrupit të Kosovës ka publikuar një fotografi nga Volosi

Kjo fotografi është shoqëruar edhe me një flamur të Kosovës.

Kësisoj, futbollistëve të Kombëtares së Kosovës nuk do t’i mungojë as në këtë ndeshje përkrahja e tifozëve. Shumë tifozë të tjerë kanë udhëtuar edhe me vetura personale për në Volos.

Ndryshe, ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Panthessaliko”. 

(Kosova Sot Online)