Klubi i njohur insiston për Muriqin

  • A.P /
  • 13 June 2022 - 14:53
Klubi i njohur insiston për Muriqin

Vedat Muriqi nuk e di ende se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Sulmuesi kosovar e mbylli huazimin në Mallorca dhe është rikthyer në Lazio, e cila e mban kartonin e tij.

Por, 28 vjeçari do të largohet edhe nga kryeqyteti italian, pasi aty nuk la mbresa të mira duke i shënuar vetëm dy gola në një vit e gjysmë eksperiencë në “Olimpico”, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, mediat turke raportojnë se Galatasaray e ka nisur një ofanzivë për ta transferuar në Stamboll përfaqësuesin kosovar.

Presidenti i porsazgjedhur, Dursun Ozbek dëshiron t’ua bëjë dhuratë tifozëve kartonin e prizrenasit, njofton mediumi turk “Aspor”

Edhe trajneri i ri i Galatës, Okan Buruk e ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e ish-futbollistit të Rizesporit.

Gjithashtu, edhe ish-klubi i tij, Fenerbahçe po mundohet ta rikthejë Muriqin në kryeqytetin turk.

Lazio i kërkon 11 milionë euro për kartonin e lojtarit

Mallorca mbetet ende në lojë, por po heziton ta paguajë këtë shifër, duke kërkuar nga Lazio që ta lirojë edhe më shumë çmimin e kartonit të futbollistit kosovar.

Muriqi do të vazhdonte me kënaqësi në La Liga, por nuk do të mbetej keq edhe nëse rikthehet në Superligën turke

(Kosova Sot Online)