Ish-portieri gjerman Pellatz mban kamp në Kosovë

  • A.P /
  • 13 June 2022 - 15:22
Ish-portieri gjerman Pellatz mban kamp në Kosovë

Portierët e rinj kosovarë do ta kenë një mundësi jetësore këtë muaj për t’i treguar vlerat e tyre.

Për t’i vëzhguar ata nga afër do të arrijë në vendin tonë asistent-trajneri i portierëve të Hertha Berlinit, Nico Pellatz.

Ish-portieri i njohur gjerman do të qëndrojë në Kosovë më 18 dhe 19 qershor, kur edhe do të mbahet një kamp i portierëve.

Sipas ish-portierit kosovar, Burim Sadiku, i cili është pjesë e akademisë së themeluar pikërisht nga Pellatz dy vjet më parë, gjermani do t’i shikojë nga afër portierët dhe, në rast se ndonjëri prej tyre i bie në sy, do ta transferojë në të ardhmen në futbollin gjerman.

Ishte vetë Sadiku ai i cili do ta sjellë në Kosovë trajnerin Petllaz, me të cilin bashkëpunon në akademinë e hapur nga gjermani, të quajtur “HashtagOne”.

Kampi i portierëve do të mbahet në Prishtinë tek fusha e Besëlidhjes.

Ideja e tyre është që të zhvillojnë sa më shumë portierë, pasi dihet që në Kosovë, pozita e portierit nuk është arma më e fortë.

Në vendin tonë gjithnjë ka munguar një strategji për zbulimin e talenteve portierë, çfarë Kosova nuk është që ka mjaftueshëm as në shtetet evropiane, e të cilët do t’i jepnin shpresë edhe Kombëtares së Kosovës, e cila bazohet në Aro Muriqin dhe Visar Bekajn pasi Samir Ujkani së shpejti mund të pensionohet. 

(Kosova Sot Online)