Nesër tërheqja e shortit në Ligën e Kampionëve
Tërheqja e shortit për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve do të bëhet nesër (14 qershor) nga ora 12:00.
UEFA tashmë ka bërë ndarjen e skuadrave në tri grupe me nga dhjetë skuadra, bazuar në renditjen e koeficientit të klubeve
Kampioni nga Superliga e Kosovës për sezonin 2021/22, Ballkani, është në Grupin 2.
Bartësit e këtij grupi janë: Malmo (Suedi), Bodo/Glimt (Norvegji), HJK (Finlandë), The New Saints (Uells) dhe Zalgiris (Lituani).
Kurse, jo-bartësit e grupit janë: Linfield (Irlandë e Veriut), KI (Ishujt Faroe), RFS (Letoni), Ballkani (Kosovë) dhe skuadra fituese nga raundi preliminar.
Pra, Ballkani në raundin e parë kualifikues do të takohet me njërën nga skuadrat bartëse të Grupit 2. Në letër, skuadra nga Uellsi dhe ajo nga Lituania janë më të lehtë për “portokallezinjtë”.
(Kosova Sot Online)
