Matic nënshkruan me Romën

  • A.P /
  • 14 June 2022 - 16:53
Matic nënshkruan me Romën

Nemanja Matic është futbollisti më i ri i AS Romës. Futbollisti serb te skuadra nga kryeqyteti ka kaluar si lojtar i lirë.

Mesfushori është prezantuar sot te klubi italian. Ai ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni për të zgjatur kontratën edhe për një tjetër vit.

33-vjeçari do të jetë nën urdhrat e Jose Mourinhos për herë të tretë në karrierë.

Matic me trajnerin portugezin punuan te Chelsea dhe Manchester Unitedi.

(Kosova Sot Online)