Mbyllet marrëveshja, Pogba rikthehet te Juventusi

  • A.P /
  • 14 June 2022 - 19:11
Mbyllet marrëveshja, Pogba rikthehet te Juventusi

Paul Pogba nga sezoni i ardhshëm do të jetë sërish pjesë e Juventusit.

Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti, i cili është i afërt me klubin nga Torino, tashmë është finalizuar e gjithë marrëveshja – përfshirë edhe detajet e fundit

Agresti tutje ka raportuar se rikthimi i Pogbas te Juventusi do të zyrtarizohet në muajin e ardhshëm.

29-vjeçari te “Zonja e Vjetër” rikthehet pas gjashtë vjetëve të kaluara te Manchester Unitedi.

Vlen të theksohet se Pogba do t’i bashkohet Juventusit si lojtar i lirë. 

(Kosova Sot Online)