Messi udhëton për në Barcelonë

  • A.P /
  • 15 June 2022 - 20:10
Messi udhëton për në Barcelonë

Leo Messi ka zbarkuar këtë të mërkurë në aeroportin El Prat me familjen e tij për të kaluar pjesën tjetër të pushimeve në shtëpinë e tij në Castelldefels. 

Ylli argjentinas ka mbërritur nga Rosario me gruan e tij, Antonella dhe tre fëmijët e tyre

Familja Messi sapo ka kaluar ditët e para të pushimeve në vendlindjen e Leos dhe tani do të kalojë ditët e mbetura në Katalonjë përpara se të kthehet në Paris për fillimin e parasezonit. 

Rastësi fati, një tjetër ish-lojtar i Barçës që po kalon ditët në qytetin e Barcelonës është miku i tij i madh Luis Suarez. 


(Kosova Sot Online)