
Koulibaly pezullon bisedimet për rinovim me Napolin, e pret Barcelonën

Mbrojtësi Kalidou Koulibaly i ka pezulluar bisedimet për rinovimin e kontratës me Napolin.
Kjo pasi sipas Gazzetta dello Sport, qendërmbrojtësi senegalez po e pret afrimin e Barcelonës.
30-vjeçari dëshiron të ndryshojë ambient dhe këtë do ta bënte nëse Barcelona bën ofertë për të
Ndërkohë, Napoli i ka ofruar Koulibalyt kontratë me vlerë prej katër milionë euro në vit.
(Kosova Sot Online)