Detajet e marrëveshjes së Interit me Empolin për Asllanin

  • A.P /
  • 15 June 2022 - 21:55
Detajet e marrëveshjes së Interit me Empolin për Asllanin

Kristjan Asllani ka arritur marrëveshje me klubin e madh italian, Inter.

Mediat më të njohura italiane raportojnë se një marrëveshje veçse është arritur dhe Asllani do të jetë lojtari më i ri i zikaltërve.

Ai ka impresionuar edicionin e kaluar me Empolin, duke tërhequr vëmendjen e nënkampionit italian

Mesfushori shqiptar do të kalojë te Interi në formë huazimi për rreth 4 milionë euro me një opsion blerjeje për 10 milionë euro të tjera në fund të sezonit.

Ndërsa, dy milionë euro tjera bonuse janë gjithashtu pjesë e marrëveshjes.

Martin Sartiano ndërkohë do t’i bashkohet Empolit në formë huazimi. Uruguaiani ishte pjesë e kësaj marrëveshjeje.

(Kosova Sot Online)