Barcelona po e përgatit ofertën e re dhe zyrtare për Lewandowskin

  • S.A /
  • 17 June 2022 - 09:35
Barcelona po e përgatit ofertën e re dhe zyrtare për Lewandowskin

Barcelona është duke e përgatitur ofertën e re dhe zyrtare për Robert Lewandowskin, sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano. Gazetari italian ka shkruar se raportet e shkëlqyera mes presidentit të klubit, Joan Laportas, me agjentin e sulmuesit polak, Pini Zahavi, kanë ndihmuar që të pritej dhe të ruhej marrëveshja verbale e arritur më herët lidhur me kushtet personale.

Kësisoj, Lewandowski vazhdon të jetë prioritet i Barcelonës.

Për 34-vjeçarin interesim kanë shfaqur edhe Chelsea e Paris Saint-Germaini, por dëshira e lojtarit është kalimi në “Camp Nou”.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit ka kontratë të vlefshme me Bayern Munichin deri më 30 qershor 2023.

Më herët është raportuar se klubi gjerman kërkon së paku 50 milionë euro për shitjen e Lewandowskit. 

(KOsova Sot Online )