Agjenti i Raphinhas do të takohet me zyrtarët e Barcelonës
Barcelona është duke bërë përpjekje për të nënshkruar me Raphinhan.
“Mundo Deportivo” ka raportuar se një takim mes agjentit të lojtarit dhe zyrtarëve të klubit katalunas do të zhvillohet javën e ardhshme
Në këtë takim pritet që të zbulohet përfundimisht nëse Barça do mund të nënshkruajë me Raphinhan këtë verë.
Prioriteti i sulmuesit brazilian thuhet se është që të transferohet në “Camp Nou”.
Megjithatë, për 25-vjeçarin raportohet se interesim kanë shfaqur edhe dy klubet angleze, Arsenali e Tottenhami.
Ndryshe, Raphinha ka kontratë të vlefshme me Leeds Unitedin deri më 30 qershor 2024.
(Kosova Sot Online)
