Suarez: Nunez do të rishkruajë vet historinë e tij të Liverpool
Legjenda e Uruguait, Luis Suarez, ka thënë se sulmuesi i ri i Reds do të bëhet superyll në Anfield
Luis Suarez nuk dëshiron që të futet në një debat ku do të kishte krahasime në mes të tij dhe sulmuesit të ri të Liverpool, Darwin Nunez, me sulmuesin veterin që ka thënë se bashkëkombësi i tij “do ta rishkruajë vetë historinë e tij” në Anfield.
Suarez, i cili shënoi 83 gola në 133 ndeshje për Liverpoolin sa ishte në Premier Ligë, e kupton se pse njerëzit e vendosin atë në një vend me Nunez. “Ai do ta rishkruajë vet historinë e tij te Liverpool”, tha ai për Mirror.
“Ai është uruguaian dhe ai është sulmues por kur do të ndalen krahasimet – ai është lojtar special dhe nuk ka nevojë që të krahasohet me askënd”.
“Ai po shkon në një klub të madh me njërin nga trajnerët më të mirë në botë, lojtarët mund të mësojnë nga ai, dhe normalisht do të luajë para fansave speciale të klubit”.
(Kosova Sot Online)
