
Zeka largohet nga Ballkani

Sulmuesi nga Gjakova, Mevlan Zeka nuk do të jetë më pjesë e KF Ballkanit
Sipas një postimi në Facebook të kampionit të Kosovës, klubi ka arritur marrëveshje të dyanshme për shkëputje të kontratës.
Një ndër arsyet e kësaj shkëputjet thuhet të jetë edhe minutazhi i vogël që i është ofruar Zekës.
“???????????? ?????? ????!!?? Klubi ynë ju njofton se pas dy vitesh së bashku kemi shkëputur kontratën me sulmuesin nga Gjakova, Mevlan Zeken. Kontrata u shkëput me marrëveshje të dyanshme, Zeka e kërkoi largimin nga klubi pasiqë nuk i mjaftonte minutazhi në lojë. Ne e respektuam vendimin e tij dhe i urojmë shumë suksese në karrierë! @zekamevlan #fcballkani”, thuhet në këtë postim në facebook.
(Kosova Sot Online)