Solo golat e mahnitshëm të Messi në karrierë

  • A.P /
  • 24 June 2022 - 22:19
Solo golat e mahnitshëm të Messi në karrierë

Nga golat e mahnitshëm në Ligën e Kampionëve deri të golat me driblim, më poshtë do t’i shikoni golat më të bukura të Leos. Mund të kemi harruar ndonjë

Golëshenimi i golave nga Lionel Messi do të zgjat shumë para se ai ti varë këpucët e tij.

Me mbi 700 tundje rrjetash në emrin e tij, Messi ka shumë momente të mëdha në karrierë por më poshtë do t’i shihni disa momente të larta të tij në karrierë, të cilat vështirë është të zgjidhen se cila është më e mira.

Getafe | La Liga | 19 prill, 2007

Messi ka qindra gola që mund t’i zgjedhim, por goli i tij në La Liga kundër Gestafes më 2007 është shpallur si më i miri i të gjitha kohërave. Është pothuajse një përsëritje individual si goli i Diego Maradonës, ku Messi kalon pesë mbrojtës të Getafes dhe në fund finalizon me parabolë portierin.

Albacete | La Liga | 1 maj, 2005

Nëse goli i tij kundër Getafes konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave, goli i tij i parë – i shënuar si 17 vjeçar i panjohur – shquhet jo për bukurinë e tij, por për rëndësinë e tij. Megjithatë, edhe si tinejxher, Messi e përfundon këtë aksion si të ishte një futbollist veteran.

Real Betis | La Liga | 17 mars, 2019

Një gol aq i mirë saqë tifozët kundërshtar filluan ta brohorisnin emrin e tij. Ai realizoi një het-trik të jashtëzakonshëm, përfshirë këtu edhe një gol të bukur gjatë gjuajtjes së lirë, por parabola e Messit kundër Real Betisit ishte e veçantë. Ajo bëri që ai të nominohet për çmimin Puskas më 2019.

Arsenal | Liga e Kampionëve | 8 mars, 2011

Gol i cili mori nominim për çmimin Puskas më 2011, ku Messi përfitoi në mënyrë të mahnitshme dhe shënoi kundër Arsenalit, gol që do të mbahet gjatë në mend. Barcelona ishte duke e ndjekur rezultatin pasi që kishte humbur 2-1 ndaj Topxhinjve në ndeshjen e parë por Messi shënoi dy gola, njëri nga të cilët u cilësua më i miri.

Real Zaragoza | La Liga | 21 mars, 2010

Me golin e tij kundër Real Zaragozës, ai tregoi aftësitë e tij më të mira me teknikën të kombinuar me cilësi të përgjithshme, thjesht aksion i jashtëzakonshëm solo.

Lens | Ligue 1 | 23 prill, 2022

Kritikat kurrë nuk e kanë përjashtuar Messin dhe sezonin e tij të parë në PSG, me tifozët që madje e kishin fishkëlluar atë dhe Neymar në një rast, por ai na rikujtojë aftësinë e tij me një gol të bukur kundër Lens që e shënoi në prillin e 2022-ës.

Valencia | La Liga | 14 mars, 2010

Ky gol më shumë duket si një skenë e ndonjë filmi të animuar apo videolojë.

Real Madrid | La Liga | 20 mars, 2007

Një klasike për një El Clasico, Messi shënoi në kohën shtesë për t’ia siguruar një pikë Barcelonës kur mendohej që ndeshja kishte përfunduar dhe Real Madrid ishte i sigurt që do ta fitonte pasi kishte larguar Sergio Ramosin 15 minuta më parë nga loja.

Liverpool | Liga e Kampionëve | 1 maj, 2019

Messi shënoi golin e tij të 600-të të karrierës në mënyrë spektakulare: nga një goditje e lirë në Ligën e Kampionëve kundër Liverpool.

Real Betis | La Liga | 9 dhjetor, 2012

Viti 2012 ishte viti i artë i Messit, një vit në të cilin ai theu një rekord të paimagjinueshëm dhe kishte suksese të mëdha si individualisht ashtu edhe me klub. Ai theu rekordin e Guinnesss me golin e tij kundër Real Betisit në dhjetor – 86 gola brenda një viti kalendarik për argjentinasin dhe më së shumti gola të shënuar brenda një viti kalendarik për çdo lojtar në botë.

Deportivo La Coruna | La Liga | 29 prill, 2018

Het trikat e Messit të gjithë janë special, por tri golat e shënuar kundër Deportivos më 2018 i siguruan fitoren e titullit Barcelonës.

USMNT | Copa America | 21 qershor, 2016

Si do t’i thyeni rekordin e golashënuesit për vendin tuaj? Sigurisht nga një goditje e lirë si shigjetë. Së paku, kjo ishte mënyra se si Messi vendosi që t’ia thyejë rekordin Gabriel Batistutas si golashënuesi më i mirë i Argjentinës.

(Kosova Sot Online)