Albulena Gërvalla, e pesta në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

  • A.P /
  • 26 June 2022 - 16:20
Albulena Gërvalla, e pesta në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Albulena Gërvalla është renditur e pesta në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Karateistja kosovare pësoi humbje në luftën për medaljen e bronztë nga italiania, Veronica Brunori.

Kësisoj, Albulena u rendit e pesta në kategorinë deri në 55 kilogramë.

Këtë të diel do të garojnë edhe karateistët tjerë nga Kosova, Elhami Shabani te meshkujt dhe Adelina Rama te femrat.

(Kosova Sot Online)