Detajet e marrëveshjes për transferimin e Veliut te Gaziantep, sa ka përfituar Llapi?

  • A.P /
  • 26 June 2022 - 17:08
Detajet e marrëveshjes për transferimin e Veliut te Gaziantep, sa ka përfituar Llapi?

Valmir Veliu do të vazhdojë karrierën në Turqi, te klubi nga Superliga e Turqisë, Gaziantep.

Klubi turk njoftoi sot për arritjen e marrëveshjes, teksa një gjë të tillë e bëri edhe KF Llapi 

Gaziantep bëri të ditur se Veliu ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare.

Nga ky transferimin, klubi nga Podujeva ka përfituar 180 mijë euro.

Llapi ka mbajtur edhe 15% të vlerës së kartonit të tij. Kësisoj, klubi nga Superliga e Kosovës do të përfitojë sërish në të ardhmen, në rast se lojtari do të shitet diku tjetër.

Ndryshe, Valmir Veliu ishte pjesë e llapjanëve që nga viti 2018. Ai u shpall kampion i Kosovës që në sezonin e parë për grupmoshat U19.

22-vjeçari me ekipin e parë të Llapit luajti në 119 ndeshje; realizoi 22 gola e regjistroi 32 asistime.

Sulmuesi i krahut me fanellën e Llapit e fitoi dy herë trofeun e Kupës së Kosovës dhe një herë atë të Superkupës së Kosovës.

Përveç te Kombëtarja U21 e Kosovës, Veliu ka regjistruar një paraqitje edhe me Kombëtaren A. Ai ishte paraqitur në miqësoren me Suedinë, e cila ishte zhvilluar më 12 janar 2020. 

(Kosova Sot Online)