Carragher e 'sulmon' Ronaldon

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 14:05
Carragher e 'sulmon' Ronaldon

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher ka thënë se Ronaldo e ka bërë ekipin e Manchester Unitedit më keq se që ishte.

Ronaldo erdhi me shumë bujë te Manchester Unitedi, duke bërë një rikthim fantastik

Por, përkundër golave të shënuar, “Djajtë e Kuq” dështuan të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Carragher e ka goditur me fjalë pesë herë fituesin e Topit të Artë.

“Ronaldo bëri atë të cilën e prita tek Manchester United. Ai shënoi gola, por e bëri ekipin më keq se që ishte”, deklaroi Carragher.

(Kosova Sot Online)