PSG hyn në garë për Dybalan
Paolo Dybala nuk e ka zgjedhur ende klubin e ri pas ndarjes me Juventusin.
Sulmuesi argjentinas aktualisht është lojtar i lirë dhe ofertat nuk po i mungojnë.
Javë më parë flitej se ish-futbollisti i Palermos do të përfundonte në Inter, ndërsa së fundmi në garë për të është futur edhe Milani.
Por, mediat e huaja raportojnë se përfaqësuesi argjentinas mund të përfundojë në Ligue 1.
Në fakt, portali francez “Le10Sport” raporton se Paris Saint-Germaini është ende i interesuar për sulmuesin e rrezikshëm
Por, raportohet se kampioni francez mund ta blejë Dybalan vetëm nëse e shet Neymarin.
Braziliani ka kontratë me parisienët deri në vitin 2027, por spekulohet se këtë verë mund të largohet nga “Parku i Princave” në drejtim të Chelseat eventualisht.
E nëse kjo ndodh, atëherë Dybala mund të transferohet në klubin francez.
(Kosova Sot Online)
