
Galtier është trajneri i ri i PSG-së

Christpohe Galtier do të jetë trajneri i ri i Paris Saint-Germainit.
“RMC Sport” ka raportuar këtë të hënë se tashmë është mbyllur marrëveshja
Sipas mediumit francez, Galtier sot ka vizituar ambientet e klubit nga “Parc des Princes” dhe aty ka nënshkruar kontratën.
Kontrata thuhet se është e vlefshme për dy sezonet e ardhshme.
Galtier do të prezantohet nesër, në ora 18:00, te kampionët e Francës përmes një konference për media.
(Kosova Sot Online)