Chelsea, favorit për De Ligtin

  • A.P /
  • 05 July 2022 - 16:12
Chelsea, favorit për De Ligtin

Chelsea mbetet favorit për transferimin e Matthijs de Ligtit.

Klubi londinez në fakt është përpara Bayern Munichut për qendërmbrojtësin e Juventusit.

Lajmin e ka bërë të ditur portali “Goal.com”.

“Blues” e shohin përfaqësuesin holandez si udhëheqës të mbrojtjes së tyre së bashku me Thiago Silvan në edicionin 2022/23.

Lejen për blerjen e ish-futbollistit të Ajaxit e ka dhënë edhe pronari i ri i Të Kaltërve, Todd Boehly, i cili e bleu klubin nga miliarderi rus, Roman Abramovich.,

Ndërkohë, edhe gjiganti bavarez qe një kohë është duke e kërkuar futbollistin, i cili nuk konsiderohet si i pashitshëm nga “Zonja e Vjetër”, që mund të heq dorë nga ai për një ofertë të kënaqshme. 

(Kosova Sot Online)