Giacomo Vrioni largohet nga Juventusi dhe transferohet në MLS

  • A.P /
  • 05 July 2022 - 17:23
Giacomo Vrioni largohet nga Juventusi dhe transferohet në MLS

Tashmë është zyrtare, Giacomo Vrioni është transferuar te New England Revolution.

Klubi amerikan ka njoftuar këtë të martë për transferimin e shqiptarit nga Juventusi

Vrioni me New England Revolution ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.

23-vjeçari te klubi nga MLS është transferuar nga Juventusi. Ai ishte pjesë e të rinjve të klubit italian.

Vrioni në sezonin e fundit ishte i huazuar te Tiroli në Austri, ku e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë në kampionat – me 19 gola.

Giacomo Vrioni numëron edhe gjashtë paraqitje me Kombëtaren A të Shqipërisë.


(Kosova Sot Online)