Dybala nuk do të transferohet te Interi

  • A.P /
  • 05 July 2022 - 19:33
Dybala nuk do të transferohet te Interi

Shefi ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, ka deklaruar se klubi nuk është i interesuar për Paulo Dybalan.

Pavarësisht se argjentinasi shihej se ishte afër transferimit në “Guiseppe Meazza”, kjo nuk pritet që të ndodhë.

Marotta ka thënë se klubi tashmë ka përfunduar me përforcimet në vijën e sulmit.

“Dybala është pjesë e lojtarëve të lirë të disponueshëm në treg, ai është dhe ai ishte një nga mundësitë, por ne tashmë e kemi përfunduar sulmin tonë me lojtarë shumë të mirë”, ka thënë Marotta.

Dybala nga 30 qershori është zyrtarisht lojtar i lirë, pasi u largua nga Juventusi.

Për 28-vjeçarin interesim besohet se kanë shprehur edhe klubet si Paris Saint-Germain, Arsenal, Tottenham Hotspur e Manchester United. 

(Kosova Sot Online)