Ballkani – Zalgiris, pjesa e parë mbyllet baras

  • A.P /
  • 05 July 2022 - 20:49
Ballkani – Zalgiris, pjesa e parë mbyllet baras

Ka përfunduar pjesë e parë në ndeshjen debutuese të Ballkanit në arenën ndërkombëtare, konkretisht në Ligën e Kampionëve.

Në raundin e parë kualifikues të kësaj gare, kampionët e Kosovës janë duke u përballur me kampionët nga Lituania, Zalgiris

Ndeshja e parë është duke u zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa 45 minutat e parë janë mbyllur me rezultatin 1:1.

Ballkani kaloi fillimisht në epërsi përmes Nazmi Gripshit, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 15-të.

Mysafirët arritën që ta barazonin rezultatin pas dhjetë minutave, falë Oliver Buff, i cili shënoi me kokë nga afërsia. 

(Kosova Sot Online)