
Daja: Luajtëm shkëlqyer ndaj një kundërshtari të fortë si Zalgirisi

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka debutuar me barazim në arenën ndërkombëtare.
Në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja luajti baras me Zalgirisin.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:1. Të dy golat u shënuan në 45 minutat e parë
Trajneri i Ballkanit pas ndeshjes tha se futbollistët e tij luajtën shkëlqyer sonte, teksa tha se gjasat janë të barabarta për kualifikim.
“Luajtëm shkëlqyer. Kishim raste pafund kundër një kundërshtari të fortë, më shumë eksperiencë në Evropë. Kemi dominuar, por nëse do të kishim realizuar golin e dytë, rezultati do të na jepte një qetësi më të madhe. 50 me 50 janë gjasat për kualifikim”, tha Daja.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Lituani.
(Kosova Sot Online)