Rrahmani rikthehet për të stërvitur te Ramiz Sadiku
Amir Rrahmani është rikthyer edhe njëherë te KF Ramiz Sadiku.
Reprezentuesi i Kosovës, i cili ndodhet ende me pushime në vendlindjen e tij, ka stërvitur sot individualisht te klubi prishtinas
Rrahmani ka shfrytëzuar rastin të takohet edhe me futbollistët e rinj të Ramiz Sadikut.
Vlen të theksohet se mbrojtësi i Napolit është produkt i klubit të Ramiz Sadikut.
28-vjeçari pastaj kishte kaluar te Drenica dhe më pas te Partizani në Shqipëri.
Rrahmani në vitin 2015 ishte transferuar te RNK Splitt, për të vazhduar pastaj te Dinamo Zagrebi dhe Hellas Verona.
Kapiteni i “Dardanëve” në vitin 2020 bëri hapin më të madh, duke nënshkruar me Napolin. Ai me napolitanët ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
(Kosova Sot Online)
