Sebastien Haller transferohet te Borussia Dortmundi
Borussia Dortmundi ka kompletuar transferimin e Sebastien Hallerit nga Ajaxi.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë me klubin gjerman ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026,.
Haller në sezonin e fundit shkëlqeu me Ajaxin në Eredivisie, duke qenë golashënuesi më i mirë me 21 gola.
28-vjeçari regjistroi një sezon të mirë edhe në Ligën e Kampionëve. Ai u rendit si golashënuesi i tretë më i mirë, me 11 gola.
Borussia Dortmundi besohet se ka shpenzuar 31 milionë euro për transferimin e Hallerit.
(Kosova Sot Online)
