Tirana pësoi humbje në udhëtim te Dudelange

  • A.P /
  • 06 July 2022 - 22:07
Tirana pësoi humbje në udhëtim te Dudelange

Tirana ka pësuar humbje në udhëtim te Dudelange, në ndeshjen e raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Jos Nosbaum” ka përfunduar me rezultatin 1:0

Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën nga Luksemburgu e shënoi Mohcine Hassan (71’).

Vlen të theksohet se në këtë përballje u shpërndan edhe dy kartona të kuq.

Mehdi Kirch u përjashtua te Dudelange në minutën e 54-të, kurse Vesel Limaj te Tirana në minutë e 68-të.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)